Protesta e PD-së, Paloka: I kemi kapur me brekë nëpër këmbë...S'ka më!

Shqipëria

Protesta e PD-së, Paloka: I kemi kapur me brekë nëpër këmbë...S'ka më!

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:51
Edi Paloka

Nga çadrat e ngritura të Partisë Demokratike në Bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" deputeti Edi Paloka është shprehur se ata nuk do të ndalen dhe se reagimet që vijnë nga mazhoranca nuk u bëjnë përshtypje.

"E rëndësishme nuk është se çfarë do të vendosi mazhoranca. Ajo do të vazhdojë që ti vjedhin zgjedhjet. Ne jemi këtu për ta ndaluar këtë gjë. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës së opozitës. DW ka ngritur dhe shqetësimin se nuk do të ketë zgjedhje të lira. Ambasadori amerikan më parë kë thënë së krupe kriminale do të vjedhin zgjedhjet. Ne si opozitë nuk kemi asnjë përgjegjësisë për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Jemi lodhur duke dëgjuar deklarata të bëra nga vetë Rama apo dhe deputetët Balla dhe Tahiri që thonë se po pengohet reforma në drejtësi dhe po pengohet procesi i integrimit. Këto janë deklarata që me falni për shprehjen vijë “sa herë që ne i kapim me brekë nëpër këmbë”. Zgjedhjet janë veçse të popullit, ndaj ne jemi këtu", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat