Dhëndri i Berishës shkon në çadrën e protestës dhe kritikon organizatorët

Shqipëria

Dhëndri i Berishës shkon në çadrën e protestës dhe kritikon organizatorët

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:40
Anëtari dhe njëkohësisht kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi

Anëtari dhe njëkohësisht kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka folur nga çadra e ngritur nga opozita përballë Kryeminstrisë.

Malltezi tha se qeveria ka hyrë në rekordin Gunies për mosmbajtjen e premtimeve, ndërsa në protestë u bashkuan edhe qytetarë socialistë.

Si ish dhjetorist, Malltezi ka komentuar edhe ndryshimin mes protestës së atëhershme dhe asaj të sotme.

“I vetmi ndryshim ka të bëjë me formën e regjimit, sepse atëherë ishte e sanksionuar në kushtetutë ndërsa sot jo. Pas 26 vitesh janë bijtë e atyre që burgosën e vranë njerëz për fjalën e gojës. Shumë më tepër se opozita, lajmi kryesor nuk ishte protesta, por bashkimi me protestën e opozitës duke përfshirë dhe qytetarë nga partia socialiste. Zakonisht qeveritë premtojnë shumë dhe realizojnë pak, por kjo qeveri ka hyrë në rekordin Guines për mosmbajtjen e premtimeve. 

Unë jam shumë më i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, sesa me organizimin e saj. Për fat të keq PD shpesh i merr gjërat shumë spontanisht”- tha Malltezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat