Deputetja e PD: Gratë janë të rebeluara me Edi Ramën

Shqipëria

Deputetja e PD: Gratë janë të rebeluara me Edi Ramën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:11
Kryeministri Edi Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur nga çadra e ngritur përballë kryeministrisë në lidhje me protestën e opozitës, e cila ka hyrë në ditën e tretë të saj.

Çupi tha se roli i grave në protestë është i jashtëzakonshëm pasi ato janë të rebeluara nga kjo qeverisje. Deputetja e PD u shpreh ndër të tjera se zgjedhjet e lira dhe të ndershme i kërkojnë gjithë qytetarët, jo vetëm opozita.

“U pa një numër i lartë i grave në protestë dhe në çadër dhe kjo reagon se gratë janë të rebeluara nga kjo qeverisje. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i kërkon gjithë shoqëria jo vetëm PD. Basha është lideri i 500 mijë qytetareve që morën pjesë në protestë. Asnjë qytetar nuk është kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në zgjedhjet e vitit 2013 u zhgënjye çdo qytetar. Me Ramën dhe me ketë qeveri nuk ka zgjidhej të lira dhe të ndershme. Protesta tregoi se qytetarët duan të mbrojnë veten. Sot jemi kthyer në 20 shkurtin e vitit 1990.”- tha deputetja e PD.s

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat