Besnik Mustafaj thirrje studentëve: Bashkohuni në protestë me opozitën

Shqipëria

Besnik Mustafaj thirrje studentëve: Bashkohuni në protestë me opozitën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:24
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dhe Lulzim Basha

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e quan të drejtë qëllimin e protestës së opozitës dhe deklaron se nëse nuk do të ketë vazhdimësi atëherë ajo do të dështojë.  

Në një prononcim për Ora News nga çadra e ngritur prej 19 shkurtit 2017 para kryeministrisë, Mustafaj i bën thirrje studentëve t’i bashkohen protestës

“Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme. Mos besimi i opozitës ndaj maxhorancës e qeverisë, institucioneve të shtetit është total. Ky besim fitohet me gjeste nga ana e qeverisë.  Nëse këto gjeste mungojnë siç po shihet atëherë nuk ka rrugë tjetër veç protestës.

Nëse protesta nuk ka vazhdimësi atëherë do të dështojë. Nuk arrihet qëllimi. Shpresoj se ka një vendosmëri të mjaftueshme. Ka një shprehje pakënaqësie të përgjithshme. Përfitoj nga ky rast meqë jemi më 20 shkurt tu bëj thirrje studentëve ti bashkohen protestës Studentët duhet të jenë këtu të parët.”, shprehet Besnik Mustafaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat