Shano: S’kërkojmë të ikë Rama e të vijë PD, por qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira

Shqipëria

Shano: S’kërkojmë të ikë Rama e të vijë PD, por qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:22
Dritan Shano

Protesta e opozitës vijon në ditën e tretë të saj.

Në një lidhje për ‘News24’ nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dritan Shano tha se opozita kërkon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa 4 muaj kohë janë të mjaftueshme për të mundësuar votimin elektronik.

Dritan Shano tha se sot po përjeton sërish rrëzimin e bustit të Ever Hoxhës duke iu referuar 20 shkurtit ’91.

“Sot po përjetoj sërish përjetimin e rrëzimin të Enver Hoxhës. Nuk është një gëzim që sot përkujtojmë rrëzimin e diktatorit Hoxha, pasi ai bust sot është në zyrën e kryeministrit. Ne kërkojmë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne pamë vjedhjen e votave në Dibër. Thonë që nuk ka kohë për të ndërtuar sistemin elektronik, pasi janë justifikime. Ka 4 muaj kohë dhe mjafton për të ndërtuar dhe realizuar sistemin e votimit elektronik. Ka kohë për të bërë gjera të mira për këtë vend”- tha Shano.

Ndërkohë i pyetur nëse Rama mund të rrëzohet me anë të protestave, Shano sqaroi se opozita kërkon largimin e Ramës si kusht për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe jo siç interpretohet, që të ikë Rama dhe të vijë PD në pushtet.“Ne do bëjmë tonën. Ne duam zgjedhje të lira dhe te ndershme. Synimi nuk është të rrëzojmë Ramën dhe të vimë ne në pushtet. Ne duam dhe kërkojmë qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira”, – u shpreh Dritan Shano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat