Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave, deputeti i PDIU: Gati për çdo hetim

Shqipëria

Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave, deputeti i PDIU: Gati për çdo hetim

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:49
Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka reaguar për herë të parë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për t’i marrë shenjat e gishtave, pas dyshimeve që ka organi i Akuzës për të shkuarën e tij kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Rakipi thotë se tashmë prej 4 muajsh po luhet politikisht me emrin e tij, ndërsa shton se është gati për çdo verifikim.

STATUSI I RAKIPIT

Të nderuar qytetarë

Sot u njoha nga shtypi sic ndodh rëndomë këto 3 – 4 muajt e fundit, që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar vazhdimin e verifikimeve për personin tim ..

Në mënyrë të përsëritur po ju deklaroj që jam i hapur për çdo hetim dhe se nuk kam asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtine time ..

Kërkoj që ti jepet sa më shpejt fund këtij verifikimi nga Prokuria e Përgjithshme, sepse nuk është normale perfolja ime prej muajsh në media dhe opinion publik, duke shpresuar që të mos bëhet pjesë e lojrave politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat