Zbardhen detajet: Si do ruhej sekreti po të kapeshin hajdutët e Rinasit?

Shqipëria

Zbardhen detajet: Si do ruhej sekreti po të kapeshin hajdutët e Rinasit?

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:06
Arrestimi i grabitëseve

I cilësuar si truri i grabitjeve, Admir Çerpja ka pranuar përfshirjen e tij në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas.Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Admirin, 35-vjeçari i dyshuar si një ndër dy organizatorët e grabitjes.

Një tjetër dëshmi për prokurorët është dhe deklarimi i Neim Avdylajt, Ky i fundit, teksa bënte plane me Çerpjan, i ka deklaruar atij besnikërinë ndaj grupit kriminal edhe nëse ata një ditë zbuloheshin nga policia.

“Abc news” ka siguruar deklarimet e Neim Avdulajt, i cili në një moment, shpjegon edhe bisedën me Admir Murataj, që nëse kapen nga policia, do të duronin presionin dhe nuk do të tregonin. Premtim, i cili siç duket nuk është mbajt nga ish-efektivi i forcave komando Avdulaj dhe dy shokët e tij, Memlika dhe Xhyliu.

Aktualisht në kërkim është Admir Nikaj dhe 3 persona të tjerë për të cilët prokuroria deklaron se nuk mund t’i bëjë publike për shkak të sekretit hetimorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat