Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, Shkëlzen Berisha ironizon Ramën

Shqipëria

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, Shkëlzen Berisha ironizon Ramën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:16
Shkëlzen Berisha

Mbledhja e radhës e komisionit parlamentar hetimor për privatizimin e CEZ nuk është zhvilluar gjatë ditës së sotme. Arsyen e shtyrjes së mbledhjes e ka bërë me dije djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ai është paraqitur sot në bazë të kërkesës zyrtare për të dëshmuar, por se në momentin e fundit ai është njoftuar se mbledhja e parashikuar për sot nuk mund të zhvillohej, për arsye kuorumi. Komisionin e drejtuar nga Taulant Balla e kanë braktisur jo vetëm anëtarët e opozitës, por edhe deputetë socialistë. Pikërisht ky fakt është ironizuar nga ana e Shkëlzen Berishës.

“Ramës i kanë humbur delet. Mbledhja e komisionit shtyhet për mungesë kuorumi”, ka shkruar Shkëlzen Berisha në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat