Ambasada e Italisë sqaron: Pse Cutillo vizitoi çadrën e PD

Shqipëria

Ambasada e Italisë sqaron: Pse Cutillo vizitoi çadrën e PD

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:26
Alberto Cutillo

Pas vizitës që bëri pasditen e sotme në çadrën, ambasada e Italisë ka shpjeguar prezencën e shefit të diplomacisë italiane në vendin tonë Alberto Cutillo, në çadrën e PD-së para Kryeministrisë.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada e Italisë sqaron se ambasadori Cutillo u rekomandoi drejtuesve të Partisë Demokratike që protesta të vazhdojë të jetë paqësore.

“Ambasadori Cutillo u informua mbi zhvillimin e protestës dhe rekomandoi që protesta të vijojë me karakter paqësor”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat