"Arbën Ndoka rrahu me grushte dhe shkelma ish-deputetin e PS-së në Lezhë"

Shqipëria

"Arbën Ndoka rrahu me grushte dhe shkelma ish-deputetin e PS-së në Lezhë"

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:34
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Mbrëmjen e sotme ndodhi një incident në qytetin e Lezhës, aty ku ish- deputeti i PS-së u godit me grushte dhe shkelma nga persona të panjohur.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë sot në “Top Story”  se Arben Ndoka është autori i rrahjes së nënkryetarit të Këshillit të Qarkut të Lezhës, Agustin Marku, ish-deputet i PS-së.

“Rama vazhdon t’i falet Arben Ndokës, i cili vazhdon të jetë njishi sot në Lezhë. Ai sot ka rrahur edhe një socialist atje”, tha Basha duke iu referuar rastit të publikuar në “Panorama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat