Bojkoti/ Basha i përgjigjet Koçijançiçit: Ka disa BE

Shqipëria

Bojkoti/ Basha i përgjigjet Koçijançiçit: Ka disa BE

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:42
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur sot deklaratës së Maja Koçijançiç në lidhje me protestën e PD-së.

Kjo e fundit, e cila është zëdhënëse e KE-së, tha sot për RTSH-në se dialogu politik gjendet në Parlament dhe se bojkoti i tij vetëm sa pengon reformat dhe përkeqëson klimën politike.

Por Basha tha se nuk e kishte dëgjuar këtë deklaratë, e megjithatë u përgjigj duke thënë se ka disa BE.

Duke folur në “Top Story” me Sokol Ballën direkt nga protesta, Basha tha: “Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat