Spaho: S’ka zgjidhje institucionale me Ramën, presim largimin e tij

Shqipëria

Spaho: S’ka zgjidhje institucionale me Ramën, presim largimin e tij

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 22:21
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, thotë se në më shumë se tre vite, ka dështuar përpjekja e opozitës për zgjidhje institucionale me kryeministrin Edi Rama.

Ai thotë se zgjedhjet e lira është një kaos përtej Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

Spaho: Kjo është një kërkesë e pa negociueshme dhe nuk rrjedh nga qëndrime kokëforta. Është rrjedhojë e zhvillimeve të 4 viteve të fundit. Mazhoranca nuk ka vullnet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kulmin e arritëm në Dibër si dhe në Ersekë. Gjithë liritë dhe të drejtat e qytetarëve që ne i fituam më 20 shkurt 1991 burojnë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne nuk kemi rend të vërtetë demokratik, nuk mund të flasim për demokraci reale. Ajo do të mbetet fasadë siç ka ndodhur në 4 vitet e fundit. Nuk është kërkesë e PD-së dhe nuk është luftë për të rikthyer PD-në në pushtet.

Tare: Për të arritur qeveri teknike prisnin lëvizje nga LSI?

Spaho: Nuk presim zgjidhje të kësaj natyre. I kemi bërë thirrje të gjithë partive politike që t’i bashkohen kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne i bëjmë thirrje çdo force politike që e konsideron të rëndësishëm që procesi zgjedhor të jetë i lirë, t’i bashkohen kësaj kauze. Mendoj se kjo i përket edhe LSI-së.

Tare: Ka negociata që po bëhen?

Spaho: Kemi më shumë se 3 vite që jemi përpjekur që këto çështje të zgjidhen në rrugë institucionale. Në maj të vitit të shkuar kemi propozuar një paketë për zgjidhje. Mazhoranca nuk i përfilli ato. Sot thotë se nuk ka mundësi për votim elektronik, pengon në mënyrë të qëllimshme largimin e kriminelëve nga të gjitha nivelet e pushtetit.

Mendoj se rrugët institucionale janë ezauruar. Sa kohë që ne morëm një vendim të tillë për protesta do të thotë se komunikimi dhe zgjidhja institucionale me Edi Ramën është e pamundur. Ne kërkojmë që Edi Rama të largohet dhe të krijohet një qeveri teknike që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat