16 propozime që ndryshojnë skemën e Maturës Shtetërore

Shqipëria

16 propozime që ndryshojnë skemën e Maturës Shtetërore

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 07:57
Foto arkiv - Matura Shteterore

Lëvizja Rinore për Integrim, është paraqitur dje në Ministrinë e Ar simit, për të dorëzuar paketën me 16 propozime për maturën - shtetërore. Vetë kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaci, e cila ka dorëzuar personalisht paketën e propozimeve, duke bërë me dije se thelbi është që të ketë një maturë shtetërore gjithëpërfshirëse e ku të mbizotërojë meritokracia.

Ky veprim vjen pas një tryeze konsultative ditën e djeshme, që LRI-ja organizoi me maturantë. “Sistemi Arsimor duhet të krijojë më shumë Shanse për Maturantët! Arsimi është çelësi i zhvillimit dhe progresit të një vendi, ndaj problematikat e tij kanë qenë gjithmonë në qendër të kauzave tona. Vetëm edukimi i brezave të rinj dhe fuqizimi i tyre përmes punësimit me paga të larta e dinjitoze mund ta zhvillojë vendin tonë modest”,- shkruan kryetarja e LRIsë në Facebook. Një nga pikat propozuese është që “procesi i aplikimit në degët e universiteteve të kalojë në tre faza, pasi kështu shmang situatën kaotike, siç ndodhi vitin e kaluar”, thuhet në propozime.

Kërkesat 

1. Çdo gjimnaz të ketë zyrë funksionimi të karrierës.

2. Të ndërmerren fushata informuese për e aplikimit dhe kriteret e vendosura nga universitetet publike në të gjitha gjimnazet e vendit.

3. Të realizohen bashkëbisedime dhe fushata informuese me prindërit për Maturën.

4. Në gjimnaze të ngrihen stenda për informimin e vazhdueshëm të maturantëve në lidhje me aplikimet.

5. T’i rekomandohet universiteteve përkatëse që provimi TOEFL Junior me zgjedhje të njihet në provimet hyrëse në fakultetet e integruara 5-vjeçare.

6. Të vendosen koeficientet për shkollat duke u bazuar në rankimin e gjimnazeve në Kartën e Performancës së Ministrisë së Arsimit.

7. Praktikat dhe modulet në shkollën profesionale të vlerësohen me notë në bazë të krediteve përkatëse dhe të jenë pjesë e mesatares së 4 viteve.

8. Gjimnazi profesional të ketë një koeficient që i jep prioritet në degët simotra universitare.

9. Ministria të nxisë arsimin profesional dy-vjeçar për gjimnazistët që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin shkollën e lartë.

10. Tezat e provimeve të Maturës të jenë të konceptuara në bazë të programit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

11. Në faqen zyrtare të MAS-it, në tre formularët e aplikimit, të përfshihen vetëm universitete publike dhe për atë që duan të aplikojnë në privat të paraqiten në universitetet përkatëse, meqenëse skema e financimit të universiteteve nuk është zbatuar ende.

12. Kriteret e vendosura nga fakultetet të përfshijnë vetëm lëndë të kurrikulës bazë dhe jo lëndë të kurrikulës së avancuar, duke anashkaluar në këtë mënyrë pikët 0

13. Procesi i aplikimit të kalojë nëpër

3 faza:

i) për të shmangur zënien e kuotave dhe situatën kaotike të krijuar vitin e kaluar, propozojmë që maturanti të ketë të drejtë të zgjedhë deri në 3 degë.

ii) Në këtë fazë të zgjedhë deri në 5 degë

iii) Në këtë fazë maturanti të ketë të drejtë të zgjedhë deri në 5 degë.

14. Të ketë transparencë për tarifat e fakulteteve përkatëse, në momentin e aplikimit nga maturanti. Të nevojshme janë edhe informacionet për bursat.

15. Të krijohet një komision vlerësimi për kontrollimin e stafit që do të bëjë korrigjimin e provimit të maturës.

16. Administrimi i procesit të Maturës të jetë korrekt dhe të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë maturantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat