Amerikania rrëfen eksperiencën e hidhur në Tiranë: Hipa në urban, por dikush...

Shqipëria

Amerikania rrëfen eksperiencën e hidhur në Tiranë: Hipa në urban, por dikush...

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një shtetase amerikane ka pasur një përvojë aspak të mirë dje në një nga autobusët e linjës urbane në Tiranë.

Por, gjatë udhëtimit i ndodh diçka e paparashikueshme: asaj i kanë vjedhur kuletën, ku në fakt mbante dokumente shumë të rëndësishme.

Gruaja i bën thirrje çdokujt që mund të ketë informacion ose mund ta ketë marrë që t'ia kthejnë dokumentet, qoftë edhe me një shpërblim në këmbim.

“Përshëndetje. Unë që po ju shkruaj jam një shtetase amerikane. Jam shumë e lumtur për eksperiencën time në Shqipëri, kam vizituar një pjesë të mirë të saj dhe jam e impresionuar për atë çka kam parë dhe historinë e këtij vendi. Fatkeqësisht, ditën e sotme pata një eksperiencë negative në autobusët e linjave urbane në Tiranë. Dikush më vodhi kuletën së bashku me dokumentat si karta krediti, kartë identiteti, leje drejtimi mjeti si dhe një vlerë monentare rreth 70$. Kërkoj prej jush ndihmë pasi dokumentet që më janë vjedhur janë me shumë rëndësi për mua dhe do isha shumë mirënjohëse nëse dikush arrin të m'i kthejë sërish, me një shpërblim në këmbim. Faleminderit. Anonim ju lutem, personat që kanë informacion të kontaktojnë nëpërmjet fan pagit tuaj.”

Në fakt është e frikshme, por edhe e turpshme se si qytetarët vidhen pa problem në mes të ditës, ndërsa pretendohet gjithnjë e më shumë për kushte të mira udhëtimi në linjat urbane të Tiranës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat