Manjani i kundërpërgjigjet Xhafës: Është e shkuara, unë nuk i çoj lule despotit të radhës

Shqipëria

Manjani i kundërpërgjigjet Xhafës: Është e shkuara, unë nuk i çoj lule despotit të radhës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 10:38
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, njëkohësisht kryetar i komisionit për Reformën në Drejtësi mbrëmë në “Top Story” sulmoi ashpër ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, në lidhje me deklaratat e tij se Reforma në Drejtësi është shkruar keq dhe ka shumë probleme.

I menjëhershëm ka qenë pas kësaj reagimi i Manjanit, nëpërmjet një statusi në Twitter. Ai mbrëmë vonë ka shkruar se nuk merret me dhe konsultohet me Fatmir Xhafaj që ishte dhe është e shkuara!

“Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend të konsultohem me të shkuarën, as ti çoj lule despotit të radhës!”, shkruhet në Twitterin e  ish-ministrit të LSI të shkarkuar nga kryeminstri Rama pak kohë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat