Nxënësit e “Partizanit” tentojnë të bojkotojnë mësimin

Shqipëria

Nxënësit e “Partizanit” tentojnë të bojkotojnë mësimin

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 10:41
Protesta e gjimnazistëve

Dhjetra nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet dolën sot në mbështetje të të rinjve që po protestojnë në çadrën para Kryeministrisë.

Protesta është zhvilluar në orën e parë të mësimit. Gjimnazistët kanë protestuar jashtë ambjenteve të shkollës, duke tentuar të bojkotojnë mësimin.

“Nuk shitet arsimi”, “Bojkot ose arsimim”, “ Nuk e lë të ardhmen në duart e Ramës”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar nxënësit.

Por me ndërhyrjen e stafit drejtues dhe mësuesve të gjimnazit, nxënësit i janë kthyer proçesit normal të mësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat