Basha më i vendosur se kurrë: Nuk largohemi nga sheshi pa rrëzuar këtë qeveri

Shqipëria

Basha më i vendosur se kurrë: Nuk largohemi nga sheshi pa rrëzuar këtë qeveri

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:31
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në ditën e katër të protestës së PD-së para kryeministrisë, ka shprehur edhe një herë vendosmërinë për ta çuar deri në fund kauzën e opozitës.

Basha, ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me kryeministër Edi Ramën.

Po ashtu, ai u ka dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve që bëhen mbi arsyen se përse opozita po kërkon dorëheqjen e Qeverisë.

“Nevoja për t’i thënë një herë e mirë ndal arrogancës e poshtërimit, se vetëm duke u ngritur bashkë do të lindim një Shqipëri të drejtësise. Kjo është një kauzë më e madhe se gjithsecili prej nesh, është një kauzë për Shqipërinë e të ardhmes. Ndaj jemi këtu çdo ditë e më shumë deri në realizmin e plotë, zgjedhje të lira të ndershme dhe largimin e këtij kryeministri. Disa, prej këtyre, po thonë pse të ikë qeveria?

E kam një përgjigje. Pushteti ligjor ka rënë se Kryeministri ka shkelur ligjin, ku parlamenti ka rënë se e ka mbushur parlamentit me kriminelë. Kur ekonomik ka rënë se ja ka dorëzuar çelësat e saj një grushti njerëzish. Media ka rënë se marrin nga mëngjesi deri në darkë urdhra nga kryeministri. 

A nuk është koha ta rrëzojmë këtë qeveri si garancia e vetme që të mos rrëzojë të vetmin institucion, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Së bashku t’i japim zgjidhje këtij problemi. Në krahun tonë janë njerëz të lirë të mediave.”, tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat