Janar, rriten hyrjet e të huajve për pushime dhe biznes, ulen udhëtimet tranzit

Shqipëria

Janar, rriten hyrjet e të huajve për pushime dhe biznes, ulen udhëtimet tranzit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:40
Ilustrim

Volumi i udhëtimeve në Shqipëri kanë rënë në muajin janar 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Teksa shihet se udhëtimet e të huajve për biznes dhe turizëm ne Shqipëri janë rritur ndërsa kalimet transit janë ulur.

Sipas INSTAT numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Janar 2017 është 462.812. Krahasuar me Janar 2016, ky tregues rezulton me rritje 0,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 172.757. Krahasuar me Janar 2016, ky numër është ulur me 0,4 %. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Janar 2017 janë 558.109, duke shënuar një ulje me 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2017 është 371.041. Krahasuar me Janar 2016 ky numër është ulur 1,3 %

Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin janar 2017, rezulton 30.374, ndërsa në Janar 2016 ky numër ishte 15.714.

Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në janar 2017 është 169.822 dhe përbëjnë 95 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Janar 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është ulur 0,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 0.5 % të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar rritje me 14,3 %

Hyrjet e shtetasve të huaj, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të me 75,9 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 19,3 % dhe 4,8 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Janar, rezulton nga Kosova me 33,3 %. Pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 14,6 %, Greqia me 13,6 %, Mali i Zi me 12,0 %, etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat