Nishani: Shqiptarët, mirënjohës ndaj ndihmës së shtetit të Kuvajtit

Shqipëria

Nishani: Shqiptarët, mirënjohës ndaj ndihmës së shtetit të Kuvajtit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:49
Presidenti i vendit, Bujar Nishani

Presidenti i vendit, Bujar Nishani shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj ndihmës së shtetit të Kuvajtit dhënë për Shqipërinë në 26-vite me radhë.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar në kuadër të 25-vjetorit të prezencës kuvajtiane në Shqipëri (te organizatave bamirëse),  Nishani në fjalën e mbajtur tha se populli i Kuvajtit ka treguar solidaritet në momente të vështira për shqiptarët.

Sipas tij, ndihma nga populli kuvajtian është fokusuar në shumë aspekte duke nisur nga familjet në nevojë, jetimët deri në projekte zhvillimore për vendin.

“Ndihma e popullit të Kuvajtit  ka qënë në disa plane. Që nga aktet e bamirësisë dhe ndihmës për njerëzit dhe për familjet në nevojë deri tek rindërtimi apo ndërtimi i institucioneve të kultit për besimtaret myslimane apo shkollave dhe institucioneve të shërbimit sociale e profesional, të rehabilitimit të fëmijëve në nevojë, të brezave të ndryshme në kryeqytet apo zona të tjera. Ndaj edhe sot, përfitoj nga rasti në emër të shtetit shqiptar,  të përshëndes me mirënjohje veprimtarinë e shquar të shumë shoqatave bamirëse kuvajtiane në ndihmë të popullit shqiptar, në ndihmë të njerëzve dhe familjeve në nevojë apo të fatkeqësive natyrore, momente të cila tregojnë rëndësinë e solidaritetit njerëzor por edhe të ndihmës për tu ringritur nga vështirësia”, tha Nishani.

Lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt, Kreu i Shtetit i cilësoi miqësore dhe mjaft të ngushta.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kuvajtin janë  marrëdhënie shumë të mirë dhe miqësore, të cilat kanë në themel të tyre dëshirën për të ecur përpara më tej këto marrëdhënie. Prania e Kuvajtit në Shqipëri nuk është e kufizuar vetëm tek veprimtaria e bamirësisë por njëkohësisht edhe në bashkëpunim edhe në projekte të shumta zhvillimore. Investime serioze kuvajtiane janë të pranishme sot në disa fusha”, theksoi Presidenti.

Veprimtaria e organizatave bamirëse kuvajtiane në Shqipëri për herë të parë kanë operuar në vitin 1991.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat