Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, akuzohet për korrupsion

Shqipëria

Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, akuzohet për korrupsion

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 16:29
Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto është arrestuar, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit. Zoto ishte dorëhequr nga detyra pak kohë më parë. Dyshimet mbi të janë se është përfshirë në korrupsion me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv.drejtori i Burgjeve Iljaz Labi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përgjuar një sërë bisedash të Zotos dhe se ka ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tendera të ushqimit në burgje të ish-drejtorit të Burgjeve.

Në dosjen hetimore, ku ndodhen edhe bisedat e përgjuara, thuhet se zv.drejtori Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap pa urdhrin e dhënë nga ana e Zotos.

Mbi Artur Zoton rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe për të është dhënë masa e sigurisë: “arrest me burg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat