Vetting-u/ Rrëzohen edhe 3 kandidatura, mes tyre edhe Ina Rama

Shqipëria

Vetting-u/ Rrëzohen edhe 3 kandidatura, mes tyre edhe Ina Rama

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:21
Ina Rama

Juristët kanë dyshime se jo të gjithë kandidatët në listën e publikuar nga Avokati i Popullit për institucionet e Vetingut, i plotësojnë kushtet ligjore. Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rrezikojnë të skualifikohen nga lista që Avokati i Popullit i ka publikuar si persona që plotësojnë kriterët për në komisionin e Vetingut, raporton Abcneës.

Ky skualifikim, sipas juristëve, mund te vije pasi të dy ish-drejtueset e institucioneve më të larta të drejtësisë, kanë fituar procesin gjyqësor për rikthim në detyrën dhe kanë statusin e gjyqtarëve. Të qenit gjyqtarë, ligji nuk të lejon të jesh pjesë e instucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Në nenin 6 të këtij ligji, ku parashikohen kriterët e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vendosur ndër të tjera në mënyrë taksative se kanidatët nuk duhet të jenë gjyqtarë dy vitet e fundit. Pra, sipas këtij kriteri ndalues, Shpresa Beçaj dhe Ina Rama kanë statusin e gjyqtareve me vendim gjykate, edhe pse vendimi nuk është zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në asnjë rast, ligji nuk thotë se duhet të kesh ushtruar apo të ushtrosh detyrën e gjyqtarit, por specifikisht thotë se nuk duhet të jesh gjyqtar dy vitet e fundit.

Në listën e Avokatit të Popullit ndodhet edhe emri i shtetases Nertila Sadedini. Sipas listës së avokatit të popullit, juristja Sadedini plotëson kriteret për të gjitha pozicionet në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri i njohur si komisioni i Vetingut. Por juristja Sadedini ka qenë në listën e kandidatëve të Partisë Republikane për deputete në qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

Pra, edhe juristja Sadedini sipas ligjit, skualifikohet për shkak se në nenin 6 të ligji, është parashikohet se kanidatët nuk duhet të kenë ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur funksione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit.

Pak ditë më parë u publikuan edhe emrat e tre kandidatëve të tjerë, të cilët janë vendosur në listën Avokatit të Popullit por që nuk plotësojnë kriterët, sepse kanë qenë persona në hetim nga prokuroria për vepra të ndryshme penale. Për pasojë, nga 29 kandidatë që ndodhen në listë, 6 prej tyre rrezikojnë skualifikimin.

Lista mbetet me vetëm 23 kandidatë, dhe numri që mbetet nuk mjafton për të kaluar në zgjedhjen e tyre si anëtarë të komisioneve të Vetingut. Fjalën e fundit për interpretimet ligjore dhe kritereve ndaluese, do ta ketë komisioni i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për verifikimin e këtyre emrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat