Ish-Ministri Nasip Naço "fillon punë"

Shqipëria

Ish-Ministri Nasip Naço "fillon punë"

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:32
Ish-Ministri i Drejtësisë Nasip Naço

Ish-Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, duket se ka zgjedhur të shkëputet për disa kohë nga politika, dhe t’i përkushtohet profesionit të tij të mëparshëm, atë të avokatisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-Ministri i cili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, fton qytetarët që kanë probleme me ligjin t’i drejtohen studios së tij ligjore, “Naço & Franko Partners”.   

Studio ligjore ka dhe një adresë të saj interneti, ku theksohet se është themeluar nga Nasip Naço 20 vjet më parë dhe ka fituar 98% të rasteve që ka pasur në shqyrtim.  

“Shërbimet Ligjore në kualitetin më të lartë tashmë mund t’i merrni pranë Studios Ligjore “Naço & Franko Partners”, themeluar nga Z. Nasip Naço.   Vizioni i “Naço & Franko Partners” për ofrimin e ekspertizës së integruar me profesionalizmin më të lartë, do të jetë një garanci për çdo klient.   Aksesi në drejtësi edhe për ata që shpesh e kanë të pamundur është një vlerë e shtuar e kësaj studio ligjore.   Ftojmë çdo koorporatë dhe klient privat të interesuar të na kontaktojë, duke qenë i garantuar në marrjen e shërbimeve ligjore cilësore”. shkruan Naço në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat