A do i bashkohet Blushi protestës së PD? Reagon kryetari i LIBRA

Shqipëria

A do i bashkohet Blushi protestës së PD? Reagon kryetari i LIBRA

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 20:33
Deputeti dhe njëherësh kreu i LIBRA-s Ben Blushi

Deputeti dhe njëherësh kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka folur për protestën e opozitës, që shënon sot ditën e saj të katërt.

Duke folur në një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët, Blushi tha se protesta e opozitës duhet përshëndetur.

Por nga ana tjetër ai shtoi se nuk do t’i bashkohet kësaj proteste, pasi nuk mund të qëndrojë nën një çadër me Berishën.

“Nëse arrin rezultatet për zgjedhje të lira, protesta duhet të përshëndetur, por unë nuk mund të hyjë në çadrën e Berishës”, tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat