Rama dhe Meta darkojnë së bashku

Shqipëria

Rama dhe Meta darkojnë së bashku

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:22
Foto arkiv, Edi Rama e Ilir Meta

Dy liderët e shumicës parlamentare të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ilir Meta po darkojnë së bashku.

Darka mes Ramës dhe Metës vjen në një moment kyç. Dy liderët takohen në kohën që opozita është duke protestuar për disa ditë me radhë përpara Kryeministrisë.

Gjithashtu, Meta ka marrë edhe një letër nga ana e kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Ky i fundit i bëri thirrje Metës që të bashkohet me opozitën, për të formuar një qeveri teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat