Rama dhe Meta darkojnë së bashku, Berisha: Darka e fundit në qeveri

Shqipëria

Rama dhe Meta darkojnë së bashku, Berisha: Darka e fundit në qeveri

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:39
Ish-kryeministri Sali Berisha

Dy liderët e shumicës parlamentare të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ilir Meta po darkojnë së bashku.

Darka mes Ramës dhe Metës vjen në një moment kyç. Dy liderët takohen në kohën që opozita është duke protestuar për disa ditë me radhë përpara Kryeministrisë.

Gjithashtu, Meta ka marrë edhe një letër nga ana e kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Ky i fundit i bëri thirrje Metës që të bashkohet me opozitën, për të formuar një qeveri teknike.

Lidhur me darkën mes dy liderëve të maxhorancës, ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha në “Studio e Hapur” se kjo është darka e fundit në qeveri mes Ramës dhe Metës. Sipas Berishës, shqiptarë kanë mendje tjetër nga ajo e dy politikanëve në maxhorancës. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës, duke thënë se është i lidhur me bandat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat