Vettingu, Avokatja e Shtetit mbron Ina Ramën

Shqipëria

Vettingu, Avokatja e Shtetit mbron Ina Ramën

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:44
Avokatja e Shtetit Alma Hicka

Avokatja e Shtetit Alma Hicka ka mbrojtur ish-kryeprokuroren e Shqipërisë Ina Rama, duke thënë se ajo plotëson kushtet për të qenë një prej juristeve që do të marrë pjesë në procesin e Vettingut.

Statusi i plotë i Alma Hickës:

Një artikull sot ne shtyp thotë se Ina Rama dhe Shpresa Becaj janë gjyqtare, prandaj s’mund të jenë në organet e vettingut, ndërsa një zonjë që nuk ia kujtoj emrin e s’kualikojnë për shkak se ka qenë në listën e deputetëve.

Po çfarë mënyrë leximi ligji është kjo aman? Kur vjen puna t’i kthejnë në punë s’janë gjyqtarë, kur vjen puna për të konkurruar pavarësisht se do i nënshtrohen vettingut si gjithë të tjerët janë gjyqtarë.

Si juriste dhe gjyqtare, në leximin tim të ligjit qëllimi ka qenë që mos të jenë pjesë e organeve të vettingut ata që janë gjyqtarë dhe ushtrojnë këtë detyrë, pra subjekt i vettingut. Se kush e ka statusin e gjyqtarit sot e përcakton prapë ligji. Më e tmerrshmja është kjo zonja e tretë, të cilën duan ta s’kualifikojnë, sepse ligji flet për pozicione drejtuese në partitë politike dhe tani përfshirja në lista qenka pozicion drejtues ne parti.

Këtë leximin e ligjit do ta ketë bërë ndonjë yll apo diell i drejtësisë shqiptare, se s’ka mundësi.

Po nuk lexohet kështu ligji o juristë qiellorë se pastaj do ua lexojnë edhe juve kështu ndonjë ligj dhe kushedi ku përfundoni. Lum si ne për juristët që kemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat