Kadia: Çmimi i kanabisit ka rënë me 5-fish, po deformon ekonominë

Shqipëria

Kadia: Çmimi i kanabisit ka rënë me 5-fish, po deformon ekonominë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:37
Besard Kadia

Sekretari për biznesin në Partinë Demokratike, Besard Kadia thotë në studion e emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Rtv Ora News se çmimi i kanabisit ka pësuar rënie drastike në tregun informal shqiptar dhe paratë e saj kanë sjellë deformimin e ekonomisë.

Kadia: Në qoftë se në Shqipëri do të ishim në kushtet kur kanabisi nuk do të ishte lajm. 8 ton u kap në Itali. Në qoftë se Shqipëria do të eksportonte 8 ton domate do bëhej lajm. E gjitha është para e cila deformon gjithë sjelljen ekonomike të vendit tonë.

Me një qeveri teknike i hiqet spina malavitës shqiptare. Për tre vjet, kanabisi është problem jashtëzakonisht i madh. Çmimi i një kg hashash para një viti ka qenë mbi 1 mijë euro, sot është nën 200 euro në tregun informal shqiptar. Oferta është jashtëzakonisht e lartë dhe kjo është shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat