Rama: Ta lëmë popullin të flasë vetë në zgjedhje, ne nuk i trajtojmë si "pabuks"

Shqipëria

Rama: Ta lëmë popullin të flasë vetë në zgjedhje, ne nuk i trajtojmë si "pabuks"

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 10:20
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Në aktivitetin ku mori pjesë dhe foli për ndërverpimin kulturor në rajon, kreu i qeverisë foli për sfidat e përbashkëta, por edhe rolin që duhet të luajë kultura për një bashkëpunim më të madh në rajon.

Teksa ka postuar pjesë nga fjalimi i ministres së Kulturës dhe psnelistëve të tjerë, në profilin e tij në Facebook, ai është ndalur edhe në replika me komentuesit.

Replika 

Populli do buk don pun don te risi femijet te shendoshe te shkolluar te kene nje mireqenje te mesme ,e duam shqiperine si evropa ,te ngrihet mireqenja kultura se i lodhet keta te evropes ..... 

Edi Rama: Kush i lodhi keta te Europes Ermira se nuk te kuptova(?), ndersa sa per popullin dhe buken, une kam shume respekt per popullin shqiptar per ta trajtuar si "pabuks", keshtu qe mire eshte ta leme popullin te flase vete kur vijne zgjedhjet dhe secili te flase ne emer te tij jo ne emer te popullit!

Z.Rama nuk po te lan me e maru fjalen, sa sa e bane policin e shtetit ma te besueshme se lideret fetar te dolen dy polic me pengmarrje femish per 1500 euro cfar bahet kshtu mor aman

Edi Rama: Pyll pa derra nuk ka Zef dhe meqe po flasim per derra, para pak javesh u denua per korrupsion drejtori i policise se nje kryeqyteti skandinav, ku policia eshte me e pakorruptuara ne bote! Por kjo nuk e ben ate polici me te korruptuar, ashtu sikunder nuk e ben me pak te besueshme Policine e Shtetit fakti qe ju permendni! Respekte!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat