Letra dërguar Ramës e ambasadorëve për ONM-në, Vasili: Pres reflektim jo përgjigje

Shqipëria

Letra dërguar Ramës e ambasadorëve për ONM-në, Vasili: Pres reflektim jo përgjigje

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:55
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka folur në një prononcim për median mbi letrën dërguar kreut të Kuvendit, kryeministrit, presidentit dhe ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

Në këtë letër ngrihen shqetësime lidhur me rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në kuadër të Reformës në Drejtësi. Vasili thotë se nuk pret përgjigje për letrën por reflektim, në mënyrë që Vetingu të kryhet siç duhet dhe të mos sulmohet në të ardhmen.

"Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën.

Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për Vetingun, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur. Pra, hap rrugën pa kthim për Vetingun në Shqipëri”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat