Tre deputetë japin shenjat e gishtave, ja emrat

Shqipëria

Tre deputetë japin shenjat e gishtave, ja emrat

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:19
Kuvendi i Shqipërisë

Tre nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme për dhënien e shenjave të gishtave.

Ligjvënësit në fjalë janë Artan Gaçi i PS, Omer Mamo i PDIU dhe Mhill Fufi (i përjashtuar nga grupi i PD). Ata janë paraqitur pranë policisë shkencore ku kanë dhënë shenjat dhe janë fotografuar sipas kërkesës së organit të akuzës.

Brenda 5 ditëve të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe Aqif Rakipi (PDIU), Gledion Rehovica (LSI) dhe Armando Prenga (PS). 6 deputetët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale në vendet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat