Amnesty International ia kujton Shqipërisë fatin e pandriçuar të Remzi Hoxhës

Shqipëria

Amnesty International ia kujton Shqipërisë fatin e pandriçuar të Remzi Hoxhës

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:33
Remzi Hoxha, shqiptar nga Maqedonia i zhdukur në vitin 1995

Në raportin e Amnesty International për vitin 2016 thuhet se komuniteti rom dhe ai egjiptian në Shqipëri vazhdojnë të jenë në kushte të këqija banimi dhe kanë qenë në rrezik të dëbimit me forcë. Ndërkohë, raporti thekson se mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian.

Zhdukjet

Autoritetet nuk kanë bërë asnjë përparim në vënien përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për zhdukjen me forcë në vitin 1995 të Remzi Hoxhës një shqiptar nga Maqedonia, fati dhe vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur. Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar të Personave për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur me forcë nën regjimin komuniste midis 1944 dhe 1991. Rreth 6,000 persona mbetën ende të zhdukur.

Dëbimet me forcë

Në qershor, autoritetet lokale në Tiranë kërcënuan për nxjerrje me forcë mbi 80 familje, kryesisht rome dhe egjiptiane që jetojnë në zonën e Bregut të Lumit, një zonë me rrezik për t’u përmbytur nga lumi i Tiranës. Autoritetet nuk arritën të sigurojnë një strehim alternativë. Pas ndërhyrjes së aktivistëve për strehim dhe Avokatit të Popullit dëbimi janë shtyre për në fund të shtatorit.

Sistemi i drejtësisë

Në qershor, një gjykatë pezulloi kreun e Policisë së Shtetit për abuzim dhe pjesëmarrjen në vendosjen e pajisjeve regjistruese në komisariatet e policisë. Në përgjigje, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqësorin se i shërben opozitës duke minuar pavarësinë e gjyqësorit. Drejtori i Policisë së Shtetit mbeti i pezulluar në fund të vitit.

Në korrik, një reforma në drejtësi u miratua në Parlament. Reforma ndryshoi dhjetëra artikuj të Kushtetutës dhe futi legjislacion të ri për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit dhe për të parandaluar ndërhyrje e politikes dhe korrupsionin.

Refugjatët dhe azilkërkuesit

Mbi 1,000 aplikime për azil janë paraqitur tek autoritetet. Mbylljet kufitare në Greqi dhe Maqedoni nxiti njerëzit që të kërkojnë mbrojtje në Shqipëri. Disa refugjatë dhe emigrantë që vijnë nga Greqia janë kthyer menjëherë.

Rreth 20,000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE, shumica e tyre në Gjermani, por shumica e tyre janë refuzuar. Në korrik, Parlamenti Evropian ka propozuar një listë të përbashkët të BE-së “vendet e sigurta të origjinës” për të përpunuar aplikimet për azil. Lista përfshinte edhe Shqipërinë.

Burgjet

Në mars, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës ka shprehur shqetësime lidhur me kushtet e paraburgimit në Shqipëri. Ky Komitet ka dokumentuar raporte të shumta nga të paraburgosurit – duke përfshirë të mitur – për keqtrajtim nga punonjësit e policisë, në disa raste arrijnë deri tek tortura. Ai gjithashtu vuri në dukje se kushtet e paraburgimit mbetën të varfër, dhe u mungon kujdesi shëndetësor.

Të drejtat e fëmijëve

Në maj, tortura apo keqtrajtimet e tjera të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës, ka shkaktuar një skandal kombëtar, pasi prokurori i rrethit zbuloi shkallën e abuzimit. Pesë persona, duke përfshirë edhe ish-drejtori i jetimores, u arrestuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat