Eurokomiseri 'godet' politikanët shqiptarë: PD të kthehet në Kuvend, Berisha boll me Soros!

Shqipëria

Eurokomiseri 'godet' politikanët shqiptarë: PD të kthehet në Kuvend, Berisha boll me Soros!

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 13:17
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat sot, nga zyrat e BE në Tiranë, u shpreh se do të flasë për të vërteta që shumëkujt dhe mund të mos i pëlqejnë.

“Deputetët e Partisë Demokrartike duhet të kthehen në Kuvend e të vazhdojnë punën për të cilën janë zgjedhur” tha sot raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein duke u shprehur se është e drejta e PD të protestojë por deputetët duhet të jenë në Kuvend.

“Zbatimi i Vetingut dhe zgjedhjet e lira janë kyç për Shqipërinë”- theksoi Fleckenstein.

“Respekt Berishës, por të ndalë përrallat me Soros”

Dhe që në hyrje të fjalës së tij, Flenckestein i adresoi një kritikë ish-kryeministrit Sali Berisha që ditët e fundit ka sulmuar ambasadorët e huaj të akredituar në vend. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i kërkoi Berishës të ndërpresë sulmet ndaj ambasadorëve duke theksuar se diplomatët po bëjnë as më shumë dhe as më pak atë që u kërkojnë shtetet nga vijnë, si BE apo SHBA.

“Unë kam thënë që ne ndjehemi si miq, dhe miqtë janë miq të vërtetë kur ata thonë të vërtetën, atë të vërtetë që ata ndjejnë dhe kur ajo nuk u pëlqen disave. Dhe në fakt kjo miqësi nuk është miqësi kundrejt individëve, nuk ka të bëjë me një kryeministër apo me një udhëheqës opozite, ndaj më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me ju. Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv dhe ndonjëherë ka dhe keqkuptime e nuk kuptohemi me njëri-tjetrin, por kjo nuk është një betejë private, e Donit, Romanes apo e Knut, por ne jemi tërësisht të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e të gjitha autoriteteve të BE e Amerikës, dhe më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me një shfaqje televizive që u shfaq dje.

Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë.

Por ama do të doja që t'i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni.

Reforma nuk bëhet që të na kënaqë ne as për të kënaqur Junker apo Merkel, por e gjitha bëhet për të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë që ata të kenë prokurori dhe gjykatë të pavarur.

Dhe ne të gjithë e dimë që kjo është themeli i asaj që duhet bërë kundër krimit dhe korrupsionit”.

Reforma ne Drejtesi&zgjedhjet e Qershorit çelësi per negociatat

Në takimet në Tiranë, Flencekestein theksoi se dy ishin temat për të cilat diskutoi, Reforma në Drejtësi dhe Zgjedhjet e Qershorit. Sipas Raportuesit të PE, nëse reforma dhe zgjedhjet ecin korrekt, atëherë ai do këshillojë PE që të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Natyrisht që dy gjërat kryesore që kemi diskutuar janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet, për këtë mund të na duhet më shumë kohë. Jam shumë i kënaqur që do raportoj në Parlamentin Europian atë që ne e quajmë raporti për Shqipërinë. Madje në rast se do të donit fakte e prova sesa shumë do PE që Shqipëria të përmbushë këto kushte, duhet të jeni aty të dëjgoni ato debate.

Do të thosha që të gjitha grupet në PE, përvec ekstremit të djathtë kanë folur për këto gjëra dhe nuk kanë fshehur faktin se ka shumë gjëra për të bërë. Madje ne kemi folur dhe i kemi bërë thirrje Këshillit Europian në mënyrë shumë të qartë dhe madje ne i kemi bërë thirrje KE që në rast se zgjedhjet do shkojnë si duhet dhe reforma në drejtësi do vazhdojë si duhet është normale që të çelen negociatat”.

Sipas raportuesit për Shqipërinë në PE, Vettingu duhet të kthehet në qëllimin e përbashkët për të gjithë në Shqipëri.

“Ne ishim shumë të lumtur që ndryshimet kushtetuese kaluan me 140 vota dhe tani duhet të tregojmë që kjo ka qenë prej vërteti. Të gjithë e dimë që procesi i Vettingut është kyç, jo vetëm për të korruptuarit, por edhe për të treguar se ka njerëz të pa korruptuar.

Biseduam me Vasilin dhe Gjoshën dhe dëgjuam se mund të ketë disa probleme teknike, që mund të duhet një dakordësi mes Shqipërisë dhe BE. Ne kemi edhe një problem tjetër dhe jemi këtu që sëbashku të luftojmë për këto synime përbashkëta”.

Protesta e PD, Flenckestein: Shkoni në Kuvend dhe mos ndërprisni Vettingun

E duke folur për Vetting, Flenckestein ndalet tek protesta e PD. Ai u shpreh se repsketon vendimet e PD për të protestuar, por jo për të bojkotuar Kuvendin. Në këtë pikë, raportuesi për Shqipërinë ë PE i bën thirrje opozitës shqiptare të kthehet në Kuvend dhe të mos ndërpresin procesin për Vettingun.

“Unë nuk do të ndërhyja për protestën që po bëhet, pasi është një çështje e brendshme dhe është e drejta e qytetarëve dhe e opozitës.

Por bojkoti i Kuvendit është jo mënyra e duhur sidomos atyre që kanë votuar për deputetët e Kuvendit.

Prandaj u kërkoj kolegëve të mi të vazhdojnë atë që mendojnë se është e nevojshme, por të kthehen në Kuvend.

Ky nuk është vetëm mendimi im, apo i ambasadores së BE, por i të gjithëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat