11 pikëpyetjet për vilën 'famëkeqe' të delgacionit të BE-së në Shqipëri!

Shqipëria

11 pikëpyetjet për vilën 'famëkeqe' të delgacionit të BE-së në Shqipëri!

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 14:37

Dy javë më parë “Europa New”, botoi një shkrim të detajuar me shifra dhe detaje rreth blerjes së një ambienti të madh, vilë në Tiranë nga ana e Delegacionit të Bashkimit Europain në kryeqytetin shqiptar.

Prona, e cila është në emër të Shërbimit të Jashtëm Europain EEAS) kap vlerën e 1.649.000 euro dhe është një shtëpi prej 345 metër katrorë, e cila sipas këtij shkrimi ishte pothuajse dy -fish më e shtrenjtë për të njëjtat hapësira në rezidencën “Rrolling hills”. Por javës që kaloi, Doric Pack, (ish MEP, EPP / CDU) gjatë vizitës në Tiranë deklaroi se "ajo do të ndihej e turpëruar nëse lajmi i viles ambasadores së BE-së Vlahutin do të jetë i vërtetë" dhe se "kjo do të ishte një turp për tërë Bashkimin Evropian."  Referuar shkrimit në “Europa New” mësohet se Kryetari i Komisionit për Kontrollin buxhetor, Ingeborg Grassle, i ka dërguar një letër me 11 pyetje për Federica Mogherini lidhur me blerjen e vilës ‘famëkeqe’. Ku e pyet rreth çmimit, dyshimeve që janë ngritur për këtë blerje, arsyet pse është blerë me një çmim të lartë kur në të njëjtën zonë çmimet janë pothuajse sa gjysma e asaj që është zbuluar. Pikëpyetje të tjera lidhen me faktin se a është zbatuar procedura e prokurimit publik si dhe kërkohet një datë e saktë se kur kanë nisur negociata për blerjen e kësaj prone dhe kur është nënshkruar kontrata e blerjes. Pikëpyetje ngrihen edhe në lidhje me mundësinë e pranisë së ndonjë të afërmi nga qeveria shqiptare që punon në delegacionin e BE-së. Sipas këtij shkrimi, zyra përgjegjëse në BE, EEAS duhet të kthejë përgjigje deri në 24 shkurt. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat