Zbulohet drogë në sera në Shqipëri/ Në vend të domateve mbillet hashash

Shqipëria

Zbulohet drogë në sera në Shqipëri/ Në vend të domateve mbillet hashash

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 14:52
Kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri nuk ndalet. 

Përveç sipërfaqeve të tëra malore në zona të thella që janë shfrytëzuar vitet e fundit, kultivuesit dhe trafikantët kanë gjetur shtigje të reja për të kamufluar sa më mirë këtë aktivitet kriminal. Është fjala për serat ku rëndomë kultivohen domatet, specat apo kultura të tjera.

Burime ekskluzive të medias mësojnë se policia ka nisur  kontrollet në çdo qark të vendit. Serat e fermerëve po kontrollohen imtësisht për të zbuluar nëse ka apo jo brenda tyre kultivim të kanabisit.

Operacioni i gjerë policor është në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Ndonëse kryeministri Rama dhe ministri Tahiri pretendojnë se po e luftojnë këtë fenomen, vitet e fundit Shqipëria pothuajse u kanabizua e gjitha.

Ky fenomen shqetësues është ngritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ka qenë në vëmendje edhe të mediave të huaja. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë situata gjatë këtij viti, i cili përkon edhe me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ndoshta do të ketë një shkelje syri të qeverisë, duke lejuar sërish këtë aktivitet kriminal, me qëllim që të përfitojë financime për fushatën apo blerje votash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat