Kush ishte Imzot Prenk Doçi, ja çfarë shkruan Edi Rama

Shqipëria

Kush ishte Imzot Prenk Doçi, ja çfarë shkruan Edi Rama

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 07:15
Imzot Prenk Doçin

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord ka përkujtuar Imzot Prenk Doçin.

AMARCORD

100 vjet më parë kthehej në shtëpinë e Atit një shqiptar i pashoq, abati i Mirditëve, siç quhej në epokën kur jetoi, Imz. Prenk apo Primo Doçi.

Me një zell të rrallë atdhetar dhe misionar, një nga figurat më në zë të shoqërisë "Bashkimi", që Marubi e ka pavdeksuar në këtë foto gjithnjëherësh me anëtarësinë e saj të shquar ku spikasin At Gjergj Fishta o.f.m. dhe Imz. Jak Serreggi dhe vet Abati Prenk Doçi, themelues, ai mund të konsiderohet si i pari shqiptar që i ra kryq e tërthor botës së njohur, prej Indisë e deri në Kanada.

Sakrifikoi shumë për tu kthyer e për të shërbyer në tokën e të parëve, megjithë pengesat e autoriteteve osmane, prej të cilave njihej si kryengritës i paepur, deri sa më 1888, Papa Leoni XIII e emëroi abat të mitruar me prerogativa ipeshkvnore të të sapo krijuarës Abaci nullius, të pavarur nga dioqezat e tjera, të Shna Llezhdrit të Oroshit.

Një nga pasardhësit e tij në këtë fron të përnderuar abacial do të jetë edhe i Lumi Imz. Frano Gjini, një nga 38 martirët e lumnuem të Kishës nga Papa Francesku.

Figura e Imz. Primo Doçit është objekt i një rizbulimi të vonuar në kohë por të mirëseardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat