"Bomba" e Ben Blushit: Sali Berisha është armiku më i madh i çadrës së PD-së

Shqipëria

"Bomba" e Ben Blushit: Sali Berisha është armiku më i madh i çadrës së PD-së

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:16
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit është shprehur se është kundër protestës që po bën opozita pasi sjellja e saj po e shkatërron Shqipërinë.

Po ashtu, Blushi është shprehur se nuk do të bashkohet me protestën e opozitës, si dhe e ka thënë se kundërshtari më i madh i çadrës, është ish-kryeministri Sali Berisha.

“Më vjen mirë që nuk kam qenë dhe do jem në asnjërën nga këto dy çadra, as në 2009 nuk kam qenë dhe as tani në 2017 nuk jam, pasi në Shqipëri është kthyer në metodë çadrizmi. Është një metodë për të shkatërruar Shqipërinë. Sot po protestohet se është në rrezik karriera e Bashës, atëherë ishte e rrezikuar karriera e Ramës.

Sot është nevoja për të bindur Metën për ta futur në çadër. Atëherë dhe tani po futën në grevë për një patericë, LSI, pasi nuk vijnë në pushtet me këmbët e veta. Atëherë u protestua për të mos votuar tre ligjet, sot po protestohet për të mos votuar Vettingun, pasi PD mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Berisha është armiku më i madh i kësaj qeverie. PD nuk është në cadër për zgjedhje të lira, nëse do të donte këtë duhet të hiqte dorë nga monopoli për të numëruar votat së bashku me Rilindjen. PD nuk do numërim elektronik, pasi humbet monopolin. PD u ka zënë sheshin grevistëve të Zharëzit, duhet ta lirojë PD dhe kjo qeveri mbron Bankersin, por jo grevistët. Mbrojnë ARMO-n, por jo naftëtarët. Megjithatë thonë këto, zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik, por nuk cënohen nga qeveria, por edhe nga PD. Problemi nuk është vetëm qeveria, por edhe opozita. Pyetja që kam sot është, e zënë se PD njëherë në jetë e mban fjalën dhe prish zgjedhjet, por cfarë ndodh?

Së pari administrimi sapodohet, pasi numërues nuk ka, pjesëmarrja kompromentohet. Më pas investime të huaja nuk ka, papunësia rritet dhe kriza mund të shkojë mbi 5 vite. Unë nuk besoj që PD do të mbajë fjalën, por pasojat do ishin të mëdha, pasi do të bllokohen integrimi. PD ka vetëm një rrugë, të vrasë veten me shpresë se plumbi do të vrasë edhe kundërshtarin e saj.

Vendi ka hyrë në një krizë pa kthim dhe nuk zgjidhet me zgjedhje, do të jetë edhe më e rëndë më pas. Për fat të keq, Republika jonë po shembet, po bie, kjo ishte republika e korrupsionit, është fundi i saj. Po i afrohemi një republike të re që do të jetë e çliruar nga Rilindja dhe PD. Iu bëj thirrje të uleshit në një tavolinë për ta zgjidhur këtë, por prapë nuk besoj se do të ishte zgjidhja, pasi bisedimet do të ishin tradhti kombëtare, republika duhet të bjerë qofshtë edhe me krijuesit e asaj çadre, që do t'i zinte edhe ata brenda. Kam ardhur t'iu them, bëhuni gati për tu rrëzuar, bëhuni gati për shkatërrim të mbarë”, tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat