Rama: Flasin me përçartje, tërheqin për hunde të varfërit me gënjeshtra

Shqipëria

Rama: Flasin me përçartje, tërheqin për hunde të varfërit me gënjeshtra

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria ka kaluar në mbledhjen e të mërkurës vendimin për rritjen e pensioneve, që hyn në fuqi në mars. Ai tha se në një vend ku të ardhurat rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia është më shumë.

Ai tha se atë që flasin me “përçartje” nuk duan të tërheqin për hunde njerëzit e varfër me gënjeshtra pas gënjeshtrash.

“Flasin me një përçartje ku nuk kanë asnjë raport me të vërtetën, por vetëm një synim, të tërheqin për hunde sa më shumë njerëz të varfër e të dëshpëruar me gënjeshtra pas gënjeshtrash, si hiena që jetojnë me kërma”, tha Rama.

Ai tha se rritja reale e konsumit për 2016 është 3% ndërkohë që defiçiti buxhetor ka zbritur në 2.4 % nga 5.2 % që ishte kur e majta mori në dorë qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat