44% e nxënësve të klasave të pesta në Shqipëri, njohuri të pakta në gjuhë shqipe dhe matematikë

Shqipëria

44% e nxënësve të klasave të pesta në Shqipëri, njohuri të pakta në gjuhë shqipe dhe matematikë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:52
Ilustrim

Nxënësit shqiptarë mësojnë më shumë përmendësh sesa zhvillojnë të menduarin kritik. 

Specialistët e arsimit e vënë në dukje këtë si një ndër problematikat e arsimit fillor në vend pasi kanë testuar njohuritë e nxënësve të klasave të pesta.  

Vlerësimi ka nxjerrë në pah se vetëm 7.4% e nxënësve kanë njohuri të nivelit në lëndët bazë. Nga rreth 34 mijë nxënës të klasave të pesta vetëm 2 mijë e 500 njohin shumë mirë gjuhën shqipe, matematikën dhe diturinë. Testimi i Ministrisë së Arsimit, realizuar gjatë vitit shkollor 2015- 2016 në lëndët bazë, ka nxjerrë në pah se rreth 44% e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të ulët, 49% të nivelit mesatar dhe vetëm 7.4% të nivelit të lartë.  

Ndër faktorët kyç për një rezultat të tillë veç punës së mësuesve renditen edhe numri i nxënësve në klasa dhe niveli social-ekonomik i tyre.

 Në lënden e matematikës nxënësit hasin vështirësitë më të mëdha në shtrimin, zgjidhjen e problemave dhe gjeometri. Në gjuhë shqipe parapëlqejnë të zgjedhin përgjigjet e gatshme më shumë se sa ti modelojnë vetë ato. 

Përfundimet e vlerësimit të arritjeve vënë në dukje punën e pakët që zhvillojnë mësuesit në drejtim të aftësisë së të shkruarit. Rezultate më larta në testim kanë arritur vajzat. Nxënësit e shkollave të qytetit janë paraqitur me mirë se sa ato në fshat. Ndërsa arritjet në shkollat private janë më të larta se ato në shkollat publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat