Foto-lajm/ Kapet në Vlorë peshku i rrallë ‘Ruveto’

Shqipëria

Foto-lajm/ Kapet në Vlorë peshku i rrallë ‘Ruveto’

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:22
Peshku

Një peshk i rrallë për herë të parë u kap nga peshkatarët në Vlorë. Ai quhet Ruveto ose siç e njohin ndryshe peshku “gjalp” për shkak të sasisë së madhe të yndyrës që përmban.

Peshkatari Sherif Durmishaj, i cili e kapi, tha se ky lloj peshku rritet në thellësinë 600 deri ne 800 m, dhe se në Vlorë ai është shfaqur për herë të parë.

Vitet e fundit speciet e rralla të detit janë shtuar ndjeshëm në këto brigje dhe kjo ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat