Rama fton opozitën për dialog

Shqipëria

Rama fton opozitën për dialog

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:44
Kryeministri Edi Rama

(E plotësuar) -  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka akuzuar opozitën se ka hyrë në çadrën e protestës për të bllokuar vettingun, proces që duhet të nisë javën e ardhshme në këtë parlament. Rama tha se vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat me BE-në.

“Pse çadra lidhet me vettingun? Për një arsye të thjeshtë, procedurat e vettingut fillojnë javën e ardhshme në këtë parlament. Dhe ata e thonë shprehimisht, se vettingun do ta bëjnë ata, se ata nuk kanë qenë dakord me këtë vetting. Por nuk ka 2, 3 apo 5 vettingje dhe kjo duhet të jetë e qartë për ata, për ne dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Rama.

Kryeministri njoftoi nisjen e negociatave teknike me Komisionin Evropian për kapitujt 23 dhe 24, ndërsa krahasimi që opozita bën me kohën e bllokimit të tre ligjeve kur ai drejtonte të majtën në protestë e konsideroi të pabazë.

“KE ka thënë copë, Këshilli i Europës po ashtu, “vettingu, asnjë gjë tjetër”. Dhe nuk kanë thënë mbarojeni, por filloni vettingun”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij në seancë, Rama e ftoi opozitën në dialog për standardet e zgjedhjeve të qershorit. “Nuk di asnjë mënyrë tjetër se si mund të përmirësohen standardet e zgjedhjeve, kur ti nuk ulesh në tryezë për t’i përmirësuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se në Bruksel po qeshin me kushtin për votimin elektronik, por për herë të parë tha se numërimi elektronik është i mundur, por për momentin e kompenson hapja e kutive.

“Numërimi elektronik është i mundur të bëhet. Patjetër që është i mundur dhe ne s’kemi asnjë problem. Por numërimin elektronik e kompenson qind për qind hapja e kutive sido që të vijë puna”, shtoi Rama.

Rama: Protesta jonë ndryshon nga kjo e PD

Deputetëve të maxhorancës në seancën e parë plenare ku opozita zyrtarizoi bojkotin e saj, kryeministri Edi Rama iu renditi disa arsye për se sipas tij çadrat e opozitës se tij në 2010 nuk kishte si synim të merrte pushtetin, siç kërkon opozita e Bashës të arrijë me çadrën e ngritur poshtë dritares se zyrës se tij kryeministrore.

Skenari i demokrateve është i qarte për kryeministrin, bllokimi i vettingut, një ligj që sipas tij s’krahasohet me 3 ligjet që opozita socialiste nuk pranonte të votonte në kohen e protestës me çadra para Kryeministrisë.

“Ne kërkonim vetëm tavolinë për të biseduar, ndërsa këta duan të marrin pushtetin. Këta e pranojnë që duan të bllokojnë vetting-un, ndërsa 3 ligjet nuk ishin kusht”

Kryeministri përsëriti arsyet për se është kundër votimit dhe numërimit elektronik. Kreu i qeverisë u shpreh i sigurt se për protestën, opozita do ta marrë përgjigjen më 18 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat