“Mos ma ngre zërin mua!”/ Dështon emisioni Live, sherr Fevziu-Basha

Shqipëria

“Mos ma ngre zërin mua!”/ Dështon emisioni Live, sherr Fevziu-Basha

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 23:16
Lulzim Basha dhe Blendi Fevziu

Debatet dhe replikat e ashpra mes kreut të PD Lulzim Basha dhe gazetarit Blendi Fevziu kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme emisionin “Opinion”.

Edhe pse gazetari Fevziu kishte zgjedhur që emisionin ta zhvillonte nga çadra e PD, sherri me kreun e PD ka degaduar në transmetim Live çka e detyroi gazetarin të mbyllë emisionin para kohe.

Madje në një moment Fevziu iu drejtua Lulzim Bashës se “Mos ma ngre zërin mua!”, çka rrezikoi që ta rrihnin paq militantët rrotull çadrës. Ky debat ishte nga me të tensionuarit e zhvilluar në studion e “Opinion”.

Situata doli nga kontrolli kur Basha ftoi një qytetar nga turma që të fliste në mikrofon. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer gazetarit.

“Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj”, iu drejtua ai Bashës. Ky i fundit i kërkoi edhe njëherë tjetër që t’ja lejonte këtë, pasi qytetari i quajtur Leonardo donte të tregonte që nuk ishte me PD-ne, por po merr pjesë në protestë për shkak të pakënaqësisë që ndjente nga qeveria aktuale.

DEBATI:

Basha: Leonardo hajde këtu!

Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.

Basha: Të lutem më lejo.

Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj

Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka

Fevziu: “Nuk mund të bëj miting në një emision television. Ky është shpërdorim i medias.”

Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!

Fevziu: Unë nuk erdhas të bëj miting në studion e emisionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat