Frika nga Rusia, Rama thirrje SHBA: Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve

Shqipëria

Frika nga Rusia, Rama thirrje SHBA: Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 10:53
Kryeministri Edi Rama

“Pa mbështetjen amerikane, Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim”. Është kjo thirrja e kryeministrit Edi Rama e bërë në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” duke kujtuar partnerët ndërkombëtarë për rrezikun e Rusisë, e cila po përpiqet të krijojë destabilitet në Ballkan.
“Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”, ka thënë shefi i qeverisë për gazetën britanike, duke i kujtuar kështu presidentit të rri amerikan Donald Trump të mos harrojë Ballkanin.

Rama ka qenë kritik edhe për BE-në, duke thënë se nuk bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon, duke iu referuar rastit të Mali të Zi.

Gazetari Thomas Harding e ka pyetur kryeministrin edhe për reformën në drejtësi, si kusht për anëtarësimin në BE.

“Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat