Deklaratat e kreut të Antimafies italiane, reagon ministri Tahiri

Shqipëria

Deklaratat e kreut të Antimafies italiane, reagon ministri Tahiri

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:17
Sajmir Tahiri

Një ditë pas deklaratës së fortë të kreut të Antimafies italiane Franco Roberti, i cili tha se sasia e kultivimit të kanabisit në Shqipëri është trefishuar, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

“Askush nuk u fshihet shifrave. Ne i dimë shifrat sepse kemi bashkëpunuar me Guardia di Financa. Sot po sulmohet Policia për kanabisin për shkak se po lufton çdo ditë me këtë fenomen. Në krahasim me kohën e PD, shifrat as mund të krahason. Këtë vit i japim fund këtij fenomeni”, tha Tahiri në një prononcim për median pas aktivitetit “Polcimi në Komunitet”. “Lufta kundër kanabisit është prioriteti ynë, dhe sot jo pa shkak po flitet për luftë kundër kanabisit, sepse sot policia po lufton më shumë se kurrë ndaj këtij fenomeni”, shtoi ai.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat