Basha i bën thirrje ambasadorit Lu nga çadra e protestës: Zbato standardin, hiqi vizën Ramës

Shqipëria

Basha i bën thirrje ambasadorit Lu nga çadra e protestës: Zbato standardin, hiqi vizën Ramës

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 12:33
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa i është bashkuar protestuesve në çadrën pranë Kryeministrisë, i ka bërë thirrje ambasadorit të SHBA në vendin tonë, Donald Lu, që të ndjekë të njëjtin standard për vizat.

Ai i ka kërkuar ambasadorit Lu që t’i heqë vizën kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“I bëj një thirrje ambasadorit Lu. Zbato të njëjtin standard për vizat. Hiqi vizën Edi Ramës, hiqi vizën Tahirit”, tha Basha.

Kryedemokrati ka theksuar se lufta kundër drogës është prioritet i tij.

“2 mld euro mund të lidhin shumë gjuhë, politikanësh e institucionesh, por nuk mund të pengohet kështu populli. Nuk ka më vend për të mbajtur gojën e mbyllur. Tregojini botës probloemin e madh të Shqipërisë me drogën. Ne jemi këtu për të mos e pranuar më këurrë këtë. Do të luftojmë për një Shqipëri të pastër nga droga”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat