Djali i ngre dy gishtat lart, Patozi tallet me Majkon: Namik Dokle do e kish vrarë vajzën po të ishte si ti …

Shqipëria

Djali i ngre dy gishtat lart, Patozi tallet me Majkon: Namik Dokle do e kish vrarë vajzën po të ishte si ti …

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:48
Anika Dokle

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, nuk ka lënë pa thumbuar në një status të tijin të fundit, deputetin Pandeli Majko, i cili u kërkoi falje socialistëve sepse i biri ngriti dy gishtat lart.

Në statusin e tij Patozi kujton rastin e Anika Dokles, vajzës së deputetit socialist Namik Dokle, e cila shkruan vazhdimisht kundra qeverisë.

Statusi i Patozit

Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi “Rilindjes” ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet. Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë “rilindur” të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrejnë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t’i ndash. Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë.

Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjërë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet. Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat