Majlinda Bregu i bashkohet “Çadrës”: “Jam pro protestës, por jo për bojkot të zgjedhjeve”

Shqipëria

Majlinda Bregu i bashkohet “Çadrës”: “Jam pro protestës, por jo për bojkot të zgjedhjeve”

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:54
Majlinda Bregu

Majlinda Bregu është kthyer në Shqipëri pas vizitës në Amerikë dhe i është bashkuar Çadrës së Lirisë , ty ku prej 5 ditësh protestuesit e Opozitës janë ngujuar në kauzën për zgjedhje të lira. Bregu është shprehur se është pro protestës por kundër bojkotimit të zgjedhjeve. “Sot jam kthyer nga SHBA në një aktivitet ku mora pjesë. Kjo protestë është aseti më i madh i Opozitës. Protesta e Opozitës nuk është si 21 janari. Mbështes maksimalisht kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por jam kundër bojkotit të zgjedhjeve”, tha Bregu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat