Arjan Çani-Metës: Ti nuk hëngre gjë në darkën e Ramës, se ishte e helmuar…

Shqipëria

Arjan Çani-Metës: Ti nuk hëngre gjë në darkën e Ramës, se ishte e helmuar…

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:08
Ilir Meta

Kryeparlamentari Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zone e Lirë” e Arjan Çanit.

Në intervistën e quajtur “Darka e fundit”, Meta ka dhene disa detaje per darken me kryeministrit Edi Rama pak dite me pare ne Kryeministri, pak metra larg cadres se protestes se opozites.

Çani: Ti nuk hëngre asgjë në darkën e përgatitur nga Rama se mbi tavolinë sundonte një hije e fortë dyshimi dhe helmim të mundshëm nga shërbime inteligjente të paidentifikuara ende?

Meta: Këtë gjë e ka thënë zoti Fahri atë natë dhe natyrisht ai njihet për një fantazi të shkëlqyer që ka. Qëllimi s’ka qenë për të ngrënë një darke, aq më tepër pranë protestuesve

Çani: A hëngrët gjë apo jo?

Meta: S’e kam pas mendjen fare as te kafja, as te darka. Kemi pas një bisedë rreth zhvillimeve te fundit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat