Qytetarja kërkon ta puthë, Rama: Lum burri që të ka...

Shqipëria

Qytetarja kërkon ta puthë, Rama: Lum burri që të ka...

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 09:49
Edi Rama dhe qytetarja

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë në shpërndarjen e legalizimeve në qytetin e Vlorës, ku banorja e parë që mori lejen ka shprehur konsiderata me të larta për punën e qeverisë.

Por ashtu siç dihet tashmë, në çdo event të tillë Rama nuk kursen batutat me këdo.

Teksa ka lexuar emrin e një kryefamiljari në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, Rama është çuditur kur në skenë ka dalë bashkëshortja e tij. Ajo madje realizoi edhe një dëshirë për ta puthur dhe përqafuar Ramën. Në një situatë të tillë janë të pashmangshme batutat e Ramës. “Faleminderit shumë. Lum burri që të ka grua”, i është drejtuar ai. 

"Legalizimet Falas, një histori suksesi që po zhvillohet me ritëm dhe përgjegjësi. 21 mijë legalizime (85% biznese) në 8 vjetët e qeverisë së vjetër/115 mijë legalizime (90% shtëpi) në 30 muajt e fundit", tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat