Vrasja e Mario Osmanit në Dishnicë, arrestohet bashkëpunëtori i dytë

Shqipëria

Vrasja e Mario Osmanit në Dishnicë, arrestohet bashkëpunëtori i dytë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:43
ilustrim

Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së ndodhur në gusht të 2016  kur një 23 vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me sende të forta në një lokal afër fshatit Dishnicë.

Krimi ndodhi më 29 gusht të 2016 dhe Mario Osmani gjeti vdekjen disa ditë më pas në spitalin e traumës në Tiranë.

Sot policia e Korçës njoftoi arrestimin e bashkëpunëtorit të dytë, Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, kishte caktuar  masën e sigurisë:  “Arrest në burg”

“Llazar Dine, rezulton bashkëautor me pronarin e lokalit  shtetasin Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.  Të dy këta shtetas, janë konfliktuar për motive të dobëta  me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat