Shqipëri- Gjermani, hetime të përbashkëta për krimin e organizuar

Shqipëria

Shqipëri- Gjermani, hetime të përbashkëta për krimin e organizuar

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:46
Ministri Tahiri vizitë pune në Gjermani

Tahiri: Domosdoshmëri, nisja e procesit të Vetting-ut, për pastrimin e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte në Berlin ku zhvilloi takim me  Ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë, Thomas de Maiziere për të diskutuar për

krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si një ndër prioritetet kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Thomas de Maiziere: “Kjo është një detyrë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila ka hapa para edhe në këtë drejtim. Kemi pasur lidhje ndërmjet krimit të organizuar shqiptar dhe atij gjerman, ose kriminelë që veprojnë këtu në Gjermani.  Për këtë arsye kemi vendosur që bashkëpunimin ta përmirësojmë dhe me hetime të përbashkëta, në mënyrë që të luftojmë këtë të keqe të përbashkët.  Në këtë kuptim, uroj në bashkëpunimin e mëtejshëm.

Saimir Tahiri: Prioritet është krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si një ndër prioritetet kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por akoma më shumë mund të bëjmë në të ardhmen për ta kthyer bashkëpunimin nëpërmjet agjencive ligjzbatuese në këtë kuadër dhe veçanti, policive, në mundësinë më të mirë për të pasur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në kohë. 

Temë tjetër diskutimi ka qenë dhe domosdoshmëria për të filluar menjëherë me procesin e Vetting-ut si një proces kryesor për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, informoi sot  ministria e Brendshme.

Ky është takimi i dytë në Berlin, veç 2 vizitave të ministrit gjerman në Tiranë.  Gjermania mbështeti Shqipërinë në regjimin kufitar që ajo ka me Greqinë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat